Ish-nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka bërë një urim ironik në profilin e saj në Facebook.
Ajo ka uruar Besnik Bislimin, zv. kryeministër i Kosovës, për punësimin e motrës së saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Më mirë me punu, se me u sorrollatë në dasma? Urime Kosovë punësimi i 10.001-të!
Ishalla i ka ngja me IQ vëllait, komandant Arkivës”, ka shkruar znj. Dërguti.
Kujtojmë që Vetëvendosje ka qenë shumë kritike ndaj punësimeve partiake e familjare në institucionet publike.
Demokracia.com ka raportuar sot se motra e Bislimit, Valbona Bislimi, sapo është rekrutuar si punonjëse e rregullt në Klinikën e Neonatologjisë në SHSKUK.