Lajme
Ish-nënkryetarja e LVV-së pas arritjes së marrëveshjes për energji: Kurti e paska pas veç një qëllim, të bëhet si Thaçi
Demokracia
16:33 | 21 Qershor 2022

Share:

Ish-nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për energji në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, Aida Dërguti, ka shpërndarë një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2015, në të cilën partia e Albin Kurtit e kundërshtonte fuqishëm marrëveshjen për energji elektrike, përderisa sot gjatë ditës pas arritjes së kësaj marrëveshje, Kurti ka deklaruar se kjo është arritje e qeverisë së tij, shkruan Demokracia.com.

Dërguti ka thënë se duke i parë këto deklarime që po i bën Albin Kurti sot dhe që i kishte bërë dikur, shihet se i vetmi qëllim i tij ka qenë pushteti dhe dëshira, lakmia e xhelozia që ka pasur për ish-presidentin, Hashim Thaçi, pasi që sipas saj, Kurti gjithmonë ka dashur të bëhet si Thaçi.

Postimi i plotë i Dërgutit, pa ndërhyrje:

I ngrati si duket krejt kundërshtimet prej Rambujesë e deri te Brukseli i ka bërë veç për një qëllim:  pushtetin (ëanna be Hashim). Fort e kish lakmu e xhelozu?? Shihni qëndrimet/veprimet për të njëjtën marrëveshje?

P.S. shihni datat, janë 7 vite të humbura kot. /Demokraica.com/

Të ngjashme