Lajme
Ish-ministri Selimi takohet me Kurtin, AAK nuk beson në Veting pa gjyqësorin e prokurorinë
Demokracia
11:03 | 30 Qershor 2022

Share:

Në takim me kryeministrin Albin Kurti për Vetingun, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është përfaqësuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ku u paraqit qëndrimi që e jep përkrahje këtij procesi.

“Sidoqoftë, AAK nuk ka besim që procesi të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e KGJK dhe KPK, pa mbështetjen e ShBA dhe BE dhe pa përfilljen në përpikëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme kryeministri Kurti ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi dhe Kurti kanë diskutuar lidhur me Vettingun.

Të ngjashme