Lajme
Ish-ministri i Tregtisë: Prokuroria të hetojë Kurtin e Rozeta Hajdarin
Demokracia
17:46 | 18 Gusht 2023

Share:

Ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani e ka komentuar arrestimin e mikut të kryeministrit Albin Kurti, Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarëve të MINT për zhdukjen e rezervave shtetërore.

Ai ka thënë se duhet të hetohet vendimi i kryeministrit Kurti për shmangie të procedurave të prokurimit. Sipas tij duhet të hetohet edhe ministrja Rozeta Hajdari.

Hasani ka theksuar se duhet të arrestohen ata që kanë dhënë urdhra e jo zyrtarët e vegjël.

Hasani ka thënë se ka punuar ne dy zyrtarët e arrestuar, të cilët ka vlerësuar se hanë njerëz të ndershëm.

Postimi i plotë:

Për aq kohe sa kam punuar me ta, dy zyrtarët e MINT që u arrestuan sot për “avullimin” e rezervave shtetërore, janë punëtorë të ndershëm. Në pranga do të duhej të ishin urdhërdhënësit, e jo zyrtarët e shkretë që kushedi se si janë detyruar të përfshihen në këtë aferë.

Prokuroria duhet të nis hetimet që nga vendimi i kryeministrit Kurti për blerjen e rezervave shtetërore duke iu shmangur procedurave të prokurimit, që duket se qenka bërë për t’ia lehtësuar punën mikut të tij Ridvan Muharremi, e më pas edhe te Rozeta Hajdari.

Duhen pranga më të mëdha. 😉

Qytetarët duhet ta dinë kush po ua han bukën e gojës tinëz e kush po ua djeg vajin.

Të ngjashme