Lajme
Ish-ministri i Shëndetësisë i shqetësuar me ikjen e mjekëve: Mungesa e mjekëve sjell pasoja dramatike për qytetarët
Demokracia
10:56 | 04 Nëntor 2023

Share:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, është shprehur i shqetësuar me ikjen e mjekëve nga Kosova.

Ai ka bërë me dije se brenda pak viteve sistemi shëndetësor në Kosovë mund të vuaj për mungesë të mjekëve.

Në një intervistë për EO, Agani ka thënë se kjo do të ketë pasoja të mëdha për qytetarët e Kosovës.

E shoh si një dukuri tejet shqetësuese për shëndetësinë kosovare duke pasur parasysh situatën që mund të krijohet pas disa viteve duke pasur parasysh trendin aktual ky largim është me të vërtetë në masë të madhe i pakontrolluar dhe sistemi shëndetësor i vendit shumë shpejt mundët me ardh në situatë që të kemi mungesë serioze të kuadrit profesional dhe kjo do të ishte me pasoja dramatike për qytetarët”, ka thënë Agani.

Ish-ministri i Shëndetësisë ka kërkuar nga institucionet vendore që të marrin masa në këtë drejtim.

Sipas tij, ministria e Shëndetësisë ndaljen e këtij fenomeni duhet ta ketë prioritet numër një.

Konsideroj se Ministria e Shëndetësisë duhet ta merr këtë problem me seriozitetin më të lartë të mundshëm dhe ta ketë prioritet numër një. Me këtë rast dua të theksoj se këtu nuk bëhet fjalë vetëm për programe të shkollimit specialistik dhe programeve të shkollimit universitar të mjekëve, por në radhë të parë behet fjalë për nevojën për një reformë urgjente të sistemit shëndetësor, një vazhdim i reformës së sistemit shëndetësor që ka filluar në vitin 2013 gjatë mandatit që kam qenë unë ministër i Shëndetësisë. Dhe ne e kemi dizajnuar një reformë të sistemit shëndetësor, e cila ka qenë e mbështetur nga Banka Botërore si edhe nga Fondi Ndërkombëtarë Monetar”, ka thënë Agani.

Të ngjashme