Intervista
Ish-ministri i MPB-së, Zenun Pajaziti, rrëfehet për prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë
Demokracia
14:31 | 17 Shkurt 2024

Share:

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, në një intervistë për Albanian Post ka treguar se si ishte bërë plani operativ nga institucionet e sigurisë 16 vite më parë, në ditën kur do shpallej Pavarësia e Kosovës.

Atëkohë sipas tij, propaganda ishte e madhe, flitej se do kishte trazira, por përkundër zërave malinje që erdhën nga Serbia, gëzimi i madh i shqiptarëve nuk u prish, meqë nuk pati asnjë incident.

Pajaziti thotë se për këtë kontribuuan edhe shtetet mike të Kosovës.

Po ashtu, ai ka potencuar se pos hezitimit të disa vendeve që kishin kërkuar që të shtyhej data a shpalljes së pavarësisë, kishte nga to që insistonin shtyrjen e nxjerrjes së dokumenteve të reja të Kosovës.

Të ngjashme