Lajme
Ish-ministri i Jashtëm rus: Putin llogariti gabimisht gjithçka
Demokracia
19:06 | 31 Mars 2022

Share:

Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Kozyrev ka folur për luftën në Ukrainë.

I pyetur nëse planet e Vladimir Putin për të dobësuar NATO-n kanë dështuar duke pushtuar Ukrainën, Andrei Kozyrev thotë se “ai llogariti gabimisht gjithçka”, tha ai në BBC, transmeton Demokracia.com.

Kozyrev vazhdon të kritikojë të kaluarën e Putinit në detyrë, duke thënë se Rusia është “në rënie” sepse është shumë e varur nga eksportet e lëndëve të para.

Kujtojmë se Kozyrev shërbeu në qeverinë e Boris Yeltsin në vitet 1990./Demokracia.com/

Të ngjashme