Lajme
Ish-ministri i Financave: Qeveria nuk po i ndihmon qytetarët, po tenton t’i ngulfat bizneset
Demokracia
14:36 | 09 Maj 2023

Share:

Për situatën e inflacionit dhe rritjes së çmimeve të vazhdueshme në produktet ushqimore ka folur edhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

Shatri thotë për Front Online se bizneset në çdo formë po tentohen të ngulfaten.

Ai tha se Qeveria nuk po ju del në ndihmë as qytetarëve e as bizneseve.

“Ekonomia e tregut të lirë nuk e lejon që shteti të ndërhyjë në çmime. Qeveria mundet me i liruar nga një pjesë e tatimit të bizneseve dhe ato mund të dalin kështu me çmime të lira. Qeveria edhe pse nuk po ju del në ndihmë qytetareve e as bizneseve po i rrit edhe tatimet më shumë dhe po kanë një qëndrim kundërshtues ndaj tyre po synohet në çdo formë të ngulfaten bizneset”, u shpreh Shatri.

Të ngjashme