Lajme
Ish-ministri i Drejtësisë kërkon të mbyllet Gjykata Speciale: U fabrikua në Moskë e Beograd nga ledhatimi evropian
Demokracia
19:23 | 12 Mars 2022

Share:

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se përmbajtja e akuzave në procesin gjyqësor të Hagës po dëshmon se Kosova po e paguan fabrikimin e dëshmive nga Moska e Beogradi.

Selimi ka thënë se e vërteta ishte dhe mbetet se duhej të plotësohen dëshirat e vullneti persekutues i Moskës dhe Beogradit, që ishte adresuar kundër udhëheqësve të luftës sonë çlirimtare.

Ish-ministri i Drejtësisë ka thënë se Kosova duhet ta kërkojë mbylljen e Gjykatës Speciale, e cila erdhi si ledhatim evropian në Këshillin e Evropës ndaj ‘arushës ruse’ në kurriz të së vërtetës sonë, përcjell Demokracia.com.

Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, sipas ish-ministrit Selim Selimi, duhet të fillojnë së vepruari e të iniciojnë përpjekjet institucionale për ndryshimet ligjore të nevojshme me qëllim të përmbylljes së kësaj gjykate të fabrikuar në Moskë e Beograd.

Ai ka thënë se në këto rrethana të reja është e pafalshme që Kosova të heshtë për këtë padrejtësi historike.

Postimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, në rrjetin e tij social:

Të ngjashme