Lajme
Ish-ministri gjerman pas protestave pro-ruse në Serbi: E neveritshme, turp për ju
Demokracia
13:45 | 05 Mars 2022

Share:

Ish-ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, ka reaguar pas protestave pro-ruse, që u mbajtën në Serbi.

Roth në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se protestat e serbëve pro invazionit rus janë të neveritshme, përcjell Demokracia.com.

“Turp për ju. Ju pështyni në vlera evropiane. E neveritshme”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se qytetarë serb kanë marshuar në Beograd të premten duke valëvitur flamuj rusë dhe duke mbajtur fotografi të presidentit Vladimir Putin, në një shfaqje të rrallë të mbështetjes publike për Moskën pas sulmit të saj në Ukrainë.

Serbia po kryen një akt delikat balancues midis aspiratave të saj evropiane, partneritetit me NATO-n dhe aleancës së saj shekullore fetare, etnike dhe politike me Rusinë.

Për shumë serbë të zakonshëm, kujtimi i bombardimeve të NATO-s ndaj objektivave strategjikë në Serbi për t’i dhënë fund luftërave ballkanike të viteve 1990 është ende shumë i freskët, një veprim që u kundërshtua ashpër nga Rusia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./Demokracia.com/

Të ngjashme