Lajme
Ish-ministri gjerman: BE-ja të mbajë premtimin, të liberalizohen vizat për Kosovën
Demokracia
08:25 | 30 Mars 2022

Share:

Ish-ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Roth, pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Ballkani Perëndimor i takon BE-së.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka kërkuar nga BE-ja edhe nisjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se veç fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet: Duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.

Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme