Lajme
Ish mësuesit të arrestuar për pedofili i gjenden dëshmi që mund të lidhen me rastin
Demokracia
10:44 | 29 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës  ka njoftuar se ka arrestuar ish-mësuesin 70-vjeçar nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.

Policia e Kosovës bëri sot të ditur se me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij, ndërsa janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin.

“Prizren 26.04.2022 – 14:00. Më 28.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Me urdhër të gjykatës i është kontrolluar banesa e tij ku janë konfiskuar disa dëshmi që mund të lidhen me rastin”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

Kurse, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE

Prokuroria kërkon paraburgim për 76-vjeçarin nga Prizreni që dyshohet për pedofili

Të ngjashme