Sport
Ish-lojtari i PSG-së “godet” Messin: Nuk dëshiron të jetë pjesë e klubit, as nuk dëgjon kur tifozët brohorasin për të
Demokracia
08:48 | 09 Shkurt 2023

Share:

Jerome Rotten, ish-lojtari i Monacos dhe Paris Saint-Germain, beson se do të ishte e kotë që klubi nga Parisi të rinovonte kontratën me Lionel Messin për disa arsye.

E para, siç thotë ai, është se argjentinasi ka një pagë të madhe dhe e dyta është se nuk është i lumtur në klub dhe nuk dëshiron të lidhet me projektin dhe tifozët.

“Kontrata e re e Messit është një shaka. Menaxhimi me Messin, Mbappe dhe Neymar është shumë i ndërlikuar. Për më tepër, paga e tij është shumë e lartë. PSG do të kapet në grackën e “fair play”-it financiar, sepse gjithçka që duhet të paguajë do të shpërthejë. Tani ata kanë një shans për t’u rikuperuar nëse rrogat e Messit ulen. Kjo do t’i lejojë ata të sjellin lojtarë të rinj dhe të forcojnë stafin. Për shkak të gjithë kësaj, ideja për të vazhduar kontratën me Messin është e keqe”, tha Rotten, lojtari që fitoi Ligën e Kampionëve me gjeneratën e famshme të Monacos, transmeton Demokracia.com.

Ajo që është më e paqartë për të në këtë histori është pse Messi dëshiron të vazhdojë kontratën.

“Për sa i përket gjithë tablosë dhe asaj që sjell, nuk e kuptoj pse Messi dëshiron të zgjasë aventurën në Paris. Ai nuk bën asnjë përpjekje për ta vënë klubin para vetes. Ai nuk i falënderon kurrë tifozët, ai vetëm var kokën pas ndeshjeve dhe shkon në dhomat e zhveshjes. Edhe kur shënon gol dhe brohoritet nga tifozët, nuk bën as një gjest për t’i falënderuar për mbështetjen. Ai nuk e dëshiron veten në këtë projekt dhe prandaj mendoj se ideja për vazhdimin e kontratës me të është e gabuar”, përfundoi Roten./Demokracia.com/

Të ngjashme