Sport
Ish lojtari i kombëtares se Nigerisë transferohet te Fushë Kosova
Demokracia
15:02 | 29 Gusht 2023

Share:

Klubi futbollistik Fushë Kosova, sot ka transferuar edhe një lojtar cilësor.

Pasi transferoi sllovenin Jekic, ‘Pampurat’ kanë transferuar edhe ish mesfushorin e kombëtarës së Nigerisë, Raheem Lawal, shkruan Albanian News

Kur jemi te Raheem Lawal, ai është paraqitur 234 ndeshje në Superligë turke ku ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 14 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Disa nga skuadrat ku është aktivizuar 33 vjeçari janë: Adana Demirspor, Eskişehirspor Akhisarspos ,Fatih Karagümrük dhe → Kayserispor.

Kështu Fushë Kosova, me këtë transferim e ka kompletuar mesfushën, pasi me parë e kanë blerë edhe super mesfushorin Drilon Cenaj dhe ish futbollistin e Drenicës Arbios Thaçi.

Të ngjashme