Lajme
Ish-lideri i protestave studentore viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Demokracia
10:07 | 01 Tetor 2022

Share:

Ish-lideri i protestave studentore, Muhamet Mavraj, së bashku me gazetarin Sadik Zeqiri, i cili është edhe ish i burgosur politik, në 25 vjetorin e protestave studentore kanë shkuar në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së.

Mavraj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në këtë 25 vjetor askush më shumë se ish-krerët që po gjykohen në Hagë nuk meritojnë respektin dhe përkrahjen.

“Urime 25 vjetorin e protestave studentore te 1 tetorit 1997! Në ketë jubile sot do të përqafohem me strateget e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nga te gjallët, në këtë 25 vjetor, askush më shumë sesa këta nuk meriton respektin dhe përkrahjen. Të falat tuaja po ua përcjelli! E di se i përshëndesni”, ka shkruar Mavraj.

Ndërsa, Sadik Zeqiri ka shkruar shkurtër: “Me Mavrajn te çlirimtarët”.

Të ngjashme