Lajme
Ish kryetari i VV-së: Kriza dhe shtrenjtimi i rrymës për popullin erdhi sepse Kurti s’mori masa me kohë
Demokracia
21:29 | 18 Janar 2022

Share:

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tash analisti, Visar Ymeri, ka komentuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi ai thotë se rritja e çmimit te energjisë elektrike dhe kthimi i bllok tarifës që ishte hequr në vitin 2017 e rëndon edhe më shumë gjendjen sociale në vend.

Ai thotë se e gjithë kjo është si pasojë e Qeverisë sepse nuk ka ndërmarrë hapa me kohë që të përgatitet për ketë krize.

“Kjo ka qenë e pritur meqë kriza energjetike është dukur në horizont që nga shtatori i vitit të kaluar ndërkohë që Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka ndërmarrë hapa me kohë që të përgatitet për këtë krizë. Dhe pastaj na ka sjellë para një zgjedhjeje që nuk është zgjidhje: o shtrenjtim, o reduktime”, ka thënë Ymeri. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme