Lajme
Ish-kryetari i Graqanicës udhëzon serbët që të votojnë Vuçiqin
Demokracia
13:04 | 03 Prill 2022

Share:

Ish-kryetari i Komunës së Graqanicës, Srdjan Popoviq është parë në Kurshumli, në shkollën fillore “Miloje Zakic”, ku po votojnë serbët nga Graqanica.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se Popoviq, i cili është politikan nga radhët e Listës “Srbska”, po bashkëbisedon me serbët e Kosovës, derisa po presin në radhë për të votuar për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

KosovaPress mëson nga burimet e veta se Popoviq po udhëzon serbët që të votojnë për presidentin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Të ngjashme