Lajme
Ish-kryeministrja e Kroacisë thotë se BE-ja me mbështetjen selektive për Ukrainën po e poshtëron Ballkanin Perëndimor
Demokracia
10:43 | 20 Qershor 2022

Share:

Duke e mbështetur vetëm Ukraninën në përpjekjet e saj për t’u bërë kandidate e BE-së, BE-ja ka neglizhuar dhe poshtëruar një tjetër regjion. Kështu ka thënë për N1 të dielën, ish-kryeministrja kroate Jadranka Kosor, duke iu referuar shteteve ballkanike.

“Më lejoni të jem e qartë, mbështetje e plotë për Ukrainën, por… Duke i dhënë dritën e gjelbër Ukrainës, BE-ja ka neglizhuar plotësisht dhe poshtëruar një rajon tjetër. Këtu i referohem Bosnje e Hercegovinës”, ka thënë Kosor, duke thënë se gjithashtu ka qenë pjesë e një lufte të përgjakshme, përcjell Demokracia.com.

Ajo ka thënë se vetëm statusi i kandidatit nuk do të thotë shumë dhe përfshin një numër obligimesh, që në rastin e Kroacisë, ishte luftimi i korrupsionit dhe bashkëpunimi me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës për ish-Jugosllavinë.

Kosor gjithashtu tha se komenti i Zelensky-t se duke fituar kandidaturën do të thotë fitore më e shpejtë ishte shumë i pakujdesshëm dhe naiv. Ndërsa, vetëm Sllovania ka bllokuar 14 prej 35 kapitujve të negociatave.

Vetëm Mali i Zi dhe Serbia kanë hapur formalisht bisedimet për negociata, përderisa Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë qenë në pritje për shumë vjet. Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk janë as kandidatë potencial.

Si rezultat, besimi në BE është duke rënë në rajon, përderisa liderët po shikojnë për iniciativa të tjera si “Ballkani i Hapur” në mes të Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë dhe me përfitime dhe ndikim nga Turqia, Rusia dhe Kina. /Demokracia.com/

Të ngjashme