Intervista
Ish-kryeministri spanjoll: Spanja e hapur për aprovimin e heqjes së vizave për Kosovën
Demokracia
08:04 | 10 Korrik 2022

Share:

Ish-kryeministri i Spanjës, Jose Luis Rodriguez Zapatero, i cili shërbeu për dy mandate në shtetin spanjoll, ka folur për, siç e ka quajtur ai, obsesionin që e ka pasur SHBA-ja për Kosovën sa herë që përfaqësuesit spanjollë janë takuar me ata amerikanë.

Zapatero në një intervistë për mediumin spanjoll ‘El Dario’, i pyetur për vendimin e kryeministrit aktual spanjoll, Pedo Sanchez, që të mbështesë autonominë marokene dhe se a është në një linjë me SHBA-të, ka përmendur një përvojë me rastin e Kosovës.

“Unë gati tetë vitet sa isha në qeveri, nëse kishte një temë që nuk u shfaq kurrë në tryezën dialoguese, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet me Shtetet e Bashkuara, ishte tema e Marokut. E kujtoj mjaft lehtë se Kosova ishte obsesion i madh i Shteteve të Bashkuara me Spanjën, për shembull. Sigurisht, Amerika Latine, Afganistani, Iraku, pa dyshim. Por jo, Maroku nuk ishte. Dhe nuk mendoj se është tani”, deklaroi ai në intervistë, përcjell lajmi.net.

Spanja ndonëse ende nuk e ka njohur sovranitetin e Kosovës, ka bërë disa hapa përpara. Sanchez ka thënë se Spanja do ta aprovonte liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Spanja luan rol konstruktiv dhe jemi të hapur për aprovimin e heqjes së vizave për Kosovën”, ka thënë kryeministri spanjoll në një konferencë për media në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt muajin që shkoi.

Përveç Spanjës, edhe katër shtetet të tjera anëtare të BE-së nuk njohin ende sovranitetin e Kosovës.

Të ngjashme