Lajme
Ish-kryeministri Hoti kërkon zbardhjen e vrasjes së policit Lirim Haxholli
Demokracia
18:32 | 19 Shkurt 2022

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të vrarë Lirim Haxholli, raporton Demokracia.com.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga organet e rendit se sa më parë të zbardhen rrethanat e ngjarjes.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit policor Lirim Haxholli dhe kolegët e tij në polici. Ngjarje e rëndë dhe e dhimshme për familjen, të afërmit, bashkëpunëtorët. Rrethanat e ngjarjes duhet të zbardhen sa më parë”, ka shkruar Hoti./Demokracia.com/

Të ngjashme