Ish -Kryeministri Avdulla Hoti i cili ka nënshkruar njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Izraelit në Washington në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ish -Presidenti Donald Trump në shtator të vitit 2020, sot ka bërë tre kërkesa për këtë shtet të Lindjes së Mesme.
Sic ka njoftuar ai, të hënën, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, ka zhvilluar takim online me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit, deputetin Ali Salalha.
Në takimin ku pjesëmarrës ishin Tamara Ziv, Ambasadore e Izraelit për Republikën e Kosovës, dhe Ines Demiri, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Izrael, Hoti ka shtruar tre kërkesa
-
- Marrëveshja për tregti të lirë në mes të dy vendeve.
- Marrëveshja për eliminim të tatimit të dyfishtë.
- Të punohet për lëvizje pa viza për qytetarët e të dy vendeve.
- Marrëveshja për punësim sezonal në Izrael.
- Salalha u shpreh i gatshëm për të shtyer përpara këto kërkesa. Të dyja palët u dakorduam që se shpejti të takohemi dhe t’i konkretizojmë këto kërkesa që janë të rëndësishme për qytetarët tanë” ka shkruar ish-Kryeministri.