Lajme
Ish-kryeministrat britanikë mbështesin gjykimin ndaj Putinit sipas modelit të Nuermbergut
Demokracia
13:20 | 19 Mars 2022

Share:

Ish-kryeministrat britanikë, Gordon Brown dhe John Major bëjnë thirrje për krijimin e një gjykate të re ndërkombëtare për të hetuar presidentin rus, Vladimir Putinin dhe vartësit e tij për sulmet e tyre në Ukrainë.

Ish-kryeministrat i janë bashkuar një fushate – së bashku me emra kryesorë nga bota e ligjit, akademisë dhe politikës – që synon të nxjerrë presidentin rus në gjyq, përkrah atyre që ndihmuan në planifikimin e pushtimit të tij të 24 shkurtit.

E nisur me një faqe interneti dhe një objektiv prej dy milionë nënshkrimesh peticioni, i mbështetur tashmë nga 740 000 persona, kërkon të fitojë mbështetjen e publikut për një gjykatë speciale të modeluar sipas gjyqit të Nurembergut.

Propozimi tashmë ka më shumë se 140 nënshkrues, përfshirë të dy ish-kryeministrat, ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, profesorin kryesor të së drejtës ndërkombëtare, Philippe Sands, ish-prokurorët e Gjykatës Ushtarake të Nurembergut, Benjamin Ferencz dhe Helena Kennedy dhe ish-presidentin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Nicolas Bratza.

Brown tha se ”në vetëm dy ditë, peticioni që mbështet gjykatën ka siguruar tashmë mbi 735 000 nënshkrime dhe është në rritje. Le të synojmë të marrim dy milionë firma për drejtësi deri në fund të muajit”.

”Në Nuremberg, ne i shpallëm fajtorë kriminelët nazistë të luftës. Tani, tetë dekada më vonë, ne duhet të sigurohemi se do të ketë një ditë llogarie edhe për Putinin. U bëj thirrje të gjithëve ta nënshkruajnë këtë peticion”, theksoi Brown.

Të ngjashme