Lajme
Ish-kryediplomatja: Kurti të ftojë shqiptarët e Luginës në takimin e radhës me Lajçakun ose Escobarin
Demokracia
23:19 | 25 Gusht 2022

Share:

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që t’i ftojë në takime me përfaqësuesit ndërkombëtarë shqiptarët e Luginës.

Haradinaj një kërkesë të këtillë e ka parashtuar me anë të një postimi në ‘Twitter’. E njëjta ka vënë në pah mos-takimin e emisarëve të SHBA-së dhe BE-së me shqiptarët në Serbi..

“Meqë Lajçak/Escobar nuk po i takojnë Shqiptarët në Serbi ashtu siç i takuan serbët në Kosovë, KM Kurti do të duhej t’i ftojë shqiptarët e Luginës në takimin e tij të radhës me Lajçak/Escobar”, ka shkruar ajo në ‘Twitter’.

Reagimi i saj vjen pas kritikave që morën Escobar e Lajçak, të cilët takuan përfaqësues të pakicës serbe në Kosovë, teksa nuk lajmëruan për takim të pakicës shqiptare në Serbi.

Të ngjashme