Lajme
Ish-kryediplomati ‘shfrytëzon’ kërkesën e Estonisë për BE-në: Liberalizoni vizat, po diskriminohemi nga aleatët
Demokracia
08:19 | 10 Gusht 2022

Share:

Petrit Selimi, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka thënë se Kosova po diskriminohet nga aleatët në çështjen e liberalizimit të vizave.

Ish-kryediplomati mori shkas nga një deklaratë e kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, e cila i kërkoi BE-së ta ndalojë lëshimin e vizave turistike për rusët. Ajo tha se tani është “koha për t’i dhënë fund turizmit nga Rusia”.

“Dakord në fakt. Në të njëjtën kohë – liberalizoni vizat për Kosovën, shtetin më pro BE-së dhe NATO-s në këtë pjesë të botës. Nëse BE-ja i lejon udhëtim pa viza Venezuelës së Maduros dhe Nikaraguas së Ortegës, me siguri Kosova po diskriminohet nga vetë aleatët tanë?”, ka shkruar Selimi në Twitter.

Të ngjashme