Lajme
Ish-kryediplomati: Lajçak e Escobar do të raportojnë nëse Kosova pranoi planin, më pas vendoset nëse do të ketë “pasojat”
Demokracia
11:13 | 07 Qershor 2023

Share:

Sot përfundon afati që emisarët Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar i kanë dhënë Qeverisë së Kosovës që të përgjigjet në kërkesat e tyre për deeskalimin e situatës në veri.

Në lidhje me këtë, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka shkruar në Twitter, duke thënë se raportimi i tyre tek eprorët do të ndodhë, nëse Kosova e pranon planin për deeskalim.

“Më pas, BE-ja dhe ShBA-ja do të vendosin nëse dhe çfarë “pasojash” meritojnë këto veprime.”, tha ai.

Ndërkohë, në një mbledhje me gazetarë, emisari Escobar ka deklaruar se Kurti i ka vetëm “dy ditë kohë që të përgjigjet në kërkesat” e shtruara nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Escobar, foli edhe në lidhje me këto kërkesa, duke përmendur edhe një herë se duhet të zhvillohen zgjedhje të reja.

“E para është deeskalimi, e dyta është duam të shohim zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe e treta duhet menjëherë të lëvizim drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit që nënkupton se duhet të shohim përpjekje reale nga Kosova që të angazhohet për Asociacionin dhe po ashtu duhet të shohim hapa nga Serbia. Duhet të merremi vesh për këtë sot dhe nesër sepse të premten unë dhe Lajcak duhet t’u raportojmë eprorëve tanë se a ishim të suksesshëm apo jo.”, tha Escobar.

Të ngjashme