Lajme
Ish-koordinatori për dialogun: Kurti është mashtrues i mirë, unë kisha përplasje të egër me Daçiqin
Demokracia
22:40 | 21 Korrik 2021

Share:

Ish-koordinatori Nacional për dialog, Skender Hyseni, e ka quajtur “mashtrues” kryemenistrin Albin Kurti, derisa ka shtuar se ky i fundit nuk është i pari që i ka numëruar Serbisë krimet e kryera.

Hyseni në T7 ka thënë se me Daçiqin ka pasur përplasje “të egër” dhe ka mbajtur ligjeratë për një orë, ku ka përmendur mes tjerash spastrimin etnik, përcjell Demokracia.com.

“Tash off the record nuk dua të tregohem modest. Më 2010-tën ja kam thënë në Këshill të Sigurimit para 15 anëtarëve. Përplasjen më të egër me Dacicin e kam pasur për Toplicën dhe spastrimin etnik. Ai kërkonte të ktheheshin serbët e larguar nga Kosova. Natyrisht aty kam kërkuar që të më lejohet që të mbajë një ligjeratë një orëshe dhe kam filluar prej vitit 1878. Kam thënë se do ta mbushim Toplicën me shqiptarë. Edhe me hartë çuditërisht ai rajon ka ngjashmëri me Kosovën. Por Kurti po arrin t’i përdorë shumë mirë këto për të kënaqur armatën e tij që e ka këtu. Mund të them se ai është një mashtrues shumë i mirë”, shtoi ai.

Këto deklarata të Hysenit vijnë pas takimit të dytë mes Kurtit e Aleksandër Vuçiqit.

Ky takim nga palët u cilësua si i vështirë, ndërsa pritet që sërish të ulen në tavolinën e dialogut gjatë muajit shtator./Demokracia.com/

Të ngjashme