Lajme
Ish-koordinatori i GUXO: Këta janë dy deputetët tjerë që janë në biseda për të kaluar në LDK
Demokracia
19:38 | 07 Shtator 2022

Share:

Ish-koordinatori i partisë Guxo në Ferizaj, Balton Dërguti ka deklaruar se përveç deputetes Doarsa Kica-Xhelili që është larguar nga ky subjekt, edhe dy deputetë të tjerë, Burim Meta dhe Ekrem Mustafa kanë diskutuar me strukturat e LDK-së në Ferizaj që të kthehen në këtë parti.

Dërguti tha se dy deputetët kanë pasur një kusht për LDK-në për të udhëhequr me këto struktura në Ferizaj, mirëpo që ky subjekt politik nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

‘Nuk do të jetë vetëm Doarsa Kica që është larguar nga partia Guxo. Edhe të tjerët po shohin mundësitë për tu larguar. Ata janë në biseda për tu larguar dhe ndoshta po e presin momentin e duhur. Sipas informacioneve që kam, kohëve të fundit me strukturat e LDK-së në Ferizaj, dy deputetët e partisë Guxo kanë negociuar për tu larguar, ata janë Burim Karameta dhe Ekrem Mustafa që të kthehen në LDK. Por, kushti i madh i tyre ishte të kthehen si udhëheqësh të LDK-së në Ferizaj, dhe kjo parti nuk ua ka ofruar atë mundësi”, tha Dërguti në Kanal10.

Të ngjashme