Bledi Beqiri, ishte konkurrent i këtij sezoni tek “Për’Puthen”.
Bledi zhvilloi takime të ndryshme brenda programit, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, ai nuk arriti të dilte çift nga programi dhe u largua vetëm tri javë më parë.
Bledi vazhdon të mbetet aktiv me postime në rrjetet sociale, ku së fundmi bëri një bisedë në “InstaStory” bashkë me fansat e tij.
Një fans iu drejtua Bledit se mos i ka rënë pishman që u largua nga “Për’Puthen”.
Ndërsa ai e mohoi këtë duke thënë se ishte një eksperiencë e bukur.
“Jo, sepse familja mbi të gjitha, por prapë e përsëris një ndër eksperiencat më të bukura që isha pjesë dhe faleminderit Top-Channel, Olses dhe krejt stafit komplet për mundësinë” shkroi ai./Lajmi.net/