Lajme
Ish-komandanti i NATO-s: Putin mund të nisë sulm bërthamor në Poloni
Demokracia
13:14 | 25 Mars 2022

Share:

Ish-komandant i NATO-s, gjenerali Wesley Clark  në një deklaratë të tij të fundit ka theksuar se  Putin i “frustruar” mund të nisë një sulm të kufizuar bërthamor ndaj Polonisë.

Në një prononcim për CNN , ai ka thënë se udhëheqësi rus mund të përdorë një armë bërthamore me rendiment të ulët për të penguar NATO-n.

Ndërkaq pyetjes së ku mund të përdoret kjo armë, ai është përgjigjur se ndoshta  jo në Ukrainë, por në zonat e skenave ose në ndonjë zonë të populluar në Poloni.

“Kjo është ajo që zakonisht bëhet në stërvitjet ruse. Mënyra se si ata veprojnë në stërvitjet e tyre është se nëse Rusia fillon të humbasë për shkak të mbështetjes së NATO-s, atëherë ata dërgojnë një armë bërthamore brenda dhe NATO-ja . Një veprim i tillë do të të ishte lufta e tretë botërore”, është shprehur ai.

 

Të ngjashme