Klubi italian, ACR Messina është vendosur në shitja dhe blerja e tij kushton hiç më shumë se një euro.
Klubi i cili garon në Serie C dhe me probleme të mëdha financiare është në shitje për çmimin e pabesueshëm, shkruan Gazeta Express.
Në sezonin 2003/04, Messina kishte arritur të promovohej në Serie A, duke qëndruar pë tri sezone, prej kur më pas filluan problemet e mëdha financiare.
“Deri sot nuk kam marrë asnjë ofertë formale për të blerë Acr Messina, vetëm nja dy telefonata për të kërkuar informacion përmbledhës. Janarin e kaluar dhe në maj theksova se si qëllimi im përfundimtar ishte të shpëtoja Serinë C dhe të largohesha. Me keqardhje të jashtëzakonshme, pas pesë vitesh në krye të ACR Messinës së lavdishme, përsërit vullnetin për të mbyllur këtu rrugëtimin tim si udhëheqës i kompanisë, për këtë arsye vendosa t’ia dorëzoj pronën e Akr Messinës për 1 €. Është akti im i fundit i dashurisë. Kam dhënë 24 orët e së dielës 12 qershor, pas kësaj dhe pa asnjë përgjigje, do të analizoj situatën dhe do të marr vendimet pasuese, edhe nëse janë të dhimbshme”, ishin fjalët e Pietro Sciottos, presidentit të klubit.
✍?
Pietro Sciotto ?❤#AvantiScudati pic.twitter.com/I0zjrslHTn— ACR Messina (@AcrMessina1900) June 9, 2022