Lajme
Ish-Këshilltarit të Presidenti Thaçi Blerim Shalës i është konfiskuar vetëm telefoni
Demokracia
11:09 | 30 Tetor 2023

Share:

Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë sot ka kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se ish- këshilltarit të Presidentit Hashim Thaçi, i është sekuestruar vetëm telefoni.

Kujtojmë se Shala është figurë e njohur në Kosovë, për shumë vite ka qenë gazetar, politikan ( deputet në Kuvendin e Kosovës) dhe së voni edhe këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi. Në fund të viteve 90’të ka qenë edhe pjesë e delegacionit të Kosovës në Rambouillet të Francës.

Përveç tij, Specialja ka kryer bastisje edhe në shtëpinë e ish drejtorit të AKI’së, Bashkim Smakaj, i cili poashtu ka qenë këshilltar i Thaçit.

Në lidhje me këto zhvillime, Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme