Lajme
Ish-këshilltarit të Edita Tahirit i dalin më shumë gazetarë në protestë se qytetarë
Demokracia
13:21 | 24 Qershor 2022

Share:

Pas Samitit të BE-së, që u mbajt dje në Bruksel, në shenjë pakënaqësie qytetarët e Kosovës kanë marshuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Protesta është thirru nga ish-këshilltari i Edita Tahirit, Gazmir Rraci.

Grupit të qytetarëve iu bashkuan dy deputete të Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja dhe Time Kadrijaj nga AAK-ja, shkruan Demokracia.com.

Protestuesit dolën për të protestuar me biçikleta, duke mbajtur në dorë Flamurin e Kosovës, i rrethuar me tela gjemborë, duke paraqitur Kosovën e izoluar.

Një numër simbolik i qytetarëve kanë dalë për të protestuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të kërkuar liberalizim të vizave për qytetarët kosovarë, nga ana e Bashkimit Evropian./Demokracia.com/

Të ngjashme