Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka kritikuar fjalimin e Presidentes Vjosa Osmani, të cilin sot e ka mbajtur në Kuvend.
Ai ka thënë se adresimi vjetor i shefes se shtetit dëshmon se ajo është epiqendra e përçarjeve politike në Kosovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Osmani ka shkelur tri herë Kushtetutën e Kosovës.
Postimi i plotë:
Fjalimi për fundvit i Presidentes Osmani edhe një herë dëshmon se ajo është epiqendra e përçarjeve politike në Kosovë.
Presidentja Osmani ka shkelur tri herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Pasi ka parë që mbështetja popullore e saj ka rënë për tokë, Presidentja Osmani i rikthehet teknikave primitive të akuzave kundër oponentëve politikë!
Derisa lexonte fjalimin përplot urrejtje, Presidentja Osmani është duke bërë tregti me sovranitetin e Kosovës, duke negociuar për autonomi të veriut të Kosovës.
Je duke kërkuar vend në histori.
Atë tashmë e ke fituar.
Ti gjithmonë do të jesh në anën e kundërt të historisë së Kosovës.