Lajme
Ish-këshilltari i Osmanit e hap në Facebook “zyrën” për kontakte me Selinë e Shenjtë
Demokracia
11:49 | 06 Janar 2022

Share:

Ish-këshilltari i Vjosa Osmanit, Vehbi Miftari, zyrtarisht e ka nisur punën si Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Kontakte me Selinë e Shenjtë, sipas vendimit të presidentes Osmani dhe kryediplomates Gërvalla.

Miftari e ka hapur “zyrën” e tij për kontakte me Selinë e Shenjtë edhe në rrjete sociale, ku sot me të zbardhur dita u ka dërguar edhe ftesa miqve për pëlqimin e faqes së tij në “Facebook”, si Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Kontakte me Selinë e Shenjtë.

Demokracia.com kishte raportuar pak ditë pasi Miftari përmes një vendimi skandaloz ishte emëruar si përfaqësues dhe do të vendosej në Ambasadën e Kosovës në Itali. Në po të njëjtën ditë, Gërvalla menjëherë e kishte ndryshuar atë vendim, duke ia “krasitur” pjesët më të ndjeshme. /Demokracia.com/ 

Më poshtë gjeni raportimet e Demokracia.com rreth këtij emërimi: 

LEXO EDHE:

Ekskluzive: S’dorëzohet Gërvalla, ia ndryshon “rehatinë” këshilltarit të Osmanit në Vatikan (Dokument)

Ekskluzive: Këshilltari i Vjosa Osmanit rehatohet kundërligjshëm si “përfaqësues” në Selinë e Shenjtë (Dokument)

Të ngjashme