Lajme
Ish-këshilltari i Kushnerit: Thaçi e donte lirinë e jo paqen brenda Serbisë, Surroi e donte paqen nën Serbi dhe jo luftën
Demokracia
22:27 | 20 Prill 2023

Share:

Në librin “Lindja e një demokracie” me parathënie të shkruar nga Bernard Kushner, tregohen shumë detaje interesante për luftën e Kosovës nga shkrimtari i famshëm francez, Jacques Baudouin. Ai kishte mbajtur edhe pozitën si këshilltar i ministrit të jashtëm francez, Bernard Kushner.

Ai tregon në këtë libër edhe për një përplasje mes kreut të delegacionit të Kosovës në Rambuje, Hashim Thaçi, si dhe anëtarit tjetër të delegacionit, Veton Surroit.

Përpara përfaqësuesve të Grupit, Veton Surroi e mori fjalën për të thënë se të gjithë anëtarët e palës kosovare ishin dakord për ta nënshkruar, përveç Hashim Thaçit. Një pohim, i cili shkaktoi sërish zemërimin e këtij të fundit. Kundërshtia ndërmjet këtyre dy burrave dukej sheshit. Kur Thaçi tha se donin lirinë dhe jo paqen brenda Serbisë, Surroi e pranoi më në fund se më mirë donte paqen në një Kosovë të mbetur në Serbi, sesa luftën. Kësaj, Thaçi iu përgjigj se ai ishte gati të rezistonte një jetë të tërë, sesa të pranonte qoftë edhe një ditë pushtimin e vendit të vet nga Beogradi. As unë nuk e dua luftën, pohoi ai, ne luftojmë bash për ekzistencën tonë”, tregon në librin e tij autori francez.

Të ngjashme