Ish- këshilltari i kryeministrit aktual të Kosovës, juristi, Durim Berisha ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Facebook për të adresuar një pyetje për Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pyetja e juristit Berisha konsiston në atë që sipas tij, ministri Sveçla, në vend që të jetë akter në luftimin e krimit, për çfarë edhe është i thirrur, ai po bën të kundërtën, duke u shoqëruar me persona që janë të inkriminuar dhe që kanë precedent penal.
“Amo çka po lyp Ministri i Brendshëm me një matrapaz te tille? Dihet se matrapazi, ne te kaluarën ju ka ndihmu ne zgjedhje partive te regjimit” – thuhej ndër tjerash në reagimin e Berishës.
Reagimi i plotë:
Qytetari dixhital po me pyet, çka lyp Xhelal Sveçla ne kafe me banditin e UP-se qe njihet per shitblerje te notave e regjistrime me pare. Nejse ne Gjykate eshte vejtru landa, se kane harru me thirre seanca ?
Amo çka po lyp Ministri i Brendshem me nje matrapaz te tille? Dihet se matrapazi, ne te kaluaren ju ka ndihmu ne zgjedhje partive te regjimit.
Thash, garant osht ka i bon “davet” me u udhezu ne rruge te drejte e me e lane krimin ?