Një prej njerëzve që i ka shërbyer “pushtetit të vjetër”, që tash defilon studiove televizive duke e mbrojtur pushtetin aktual, Gazmir Raci, nuk lë rast pa e mbrojtur qeverinë.
Raci që ka shërbyer si këshilltar i Edita Tahirit, i rri gati çdo zhvillimi dhe shkruan statuse për çdo temë.
Edhe sot pas protestës së pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese, ai ka cituar fjalët e ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçla.
“Rroga mesatare mujore e policëve që protestuan sot gjatë këtij viti është mbi 2,200€! Në këtë situatë, është e rëndësishme të përmendet se rrezikshmëria nuk luftohet vetëm me paga të rritura, por edhe me investime në armatim, pajisje dhe kushte të punës. 🇽🇰🚓💼👮♂️👮 #PoliciaeKosoves”, ka shkruar ai.