Lajme
Ish-këshilltar i Hashim Thaçit viziton prindërit e ish-presidentit në Burojë
Demokracia
16:18 | 03 Prill 2023

Share:

Ismail Syla, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka shkuar sot për vizitë tek prindërit e ish-presidentit, në Burojë.

Ai është shprehur se po solidarizohet në ditën, siç tha ai, më të keqe të fillimit të procesit gjyqësor.

“Unë erdha që të vizitojë familjen e z.Thaçi, gjegjësisht prindërit e tij, në njëfarë mënyrë të solidarizohem në ditën më të keqe të fillimit të procesit gjyqësor”.

“Nëse dje ishte dita më e mirë, ku populli mirë tregoi homogjenizimin rreth ngjarjeve të mëdha dhe rreth vlerave dhe u bashkua në përkrahje të dhjetëra, mijëra qytetarë shprehën solidarizimin me UÇK-në, sot është dita kur për pesë orë prokuroria është duke shfaqur narracionin e saj”, u shpreh ai.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024