Sport
Ish-kapiteni i Real Madridit sulmon Benzemën, thotë se ai e tradhtoi klubin e tij
Demokracia
14:58 | 08 Nëntor 2022

Share:

Ish-kapiteni i Real Madridit, Guti, ka thënë se sulmuesi francez Karim Benzema e ka tradhtuar klubin e futbollit madrilen, pasi nuk luajti në tre ndeshjet e fundit në La Liga për shkak të lëndimit, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Demokracia.com.

Benzema nuk luajti në ndeshjet kundër Rayo Vallecano, Girona dhe Sevilla, pasi dëmtoi muskulin e kofshës së këmbës së djathtë.

“Nuk e kuptoj Benzeman. Leo Messi luan për PSG-në, dhe Robert Lewandowski për Barcelonën, si dhe shumë futbollistë të tjerë. Duhet të pranosh rrezikun e lëndimeve para Botërorit, nuk mund ta tradhtosh klubin tend”, ka thënë Guti për “El Chiringuito”.

Benzema së fundmi fitoi Topin e Artë për lojtarin më të mirë në botë sezonin e kaluar.

“Të gjithë e dinim që Benzema mund të lëndohej. Nuk e kuptoj pse Reali nuk gjeti zëvendësues për të”, tha Guti.

Benzema pritet të jetë në listën e trajnerit të Francës, Didier Deschamps për Kupën e Botës në Katar, e cila do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor./Demokracia.com/

Të ngjashme