Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimin e Qeverisë së Kosovës për dy anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.
Florent Mehmeti dhe Salihe Gashi – Loku do të jenë anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës me mandat pesëvjeçar. Kjo e fundit ka qenë kandidate e Vetëvendosjes për asambliste në zgjedhjet lokale në Komunën e Ferizajt.
Gashi – Loku kishte garuar në zgjedhjet lokale të vitit 2021 me numër 8 në listën për asamblistë në Komunën e Ferizajit, por kjo nuk i ka penguar partisë në pushtet që ta bëjë atë anëtare në një organ të pavarur shtetëror.
Dy anëtarët e rinj, Mehmeti dhe Gashi – Loku, u votuan nga 63 deputetë, ndërsa me 62 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim të dy prej emrave fituan nga një mandat pesëvjeçar në këtë organ të pavarur.