Lajme
Ish-kandidati për president bëhet deputet
Demokracia
19:07 | 21 Shtator 2022

Share:

Vasfije Krasniqi njoftoi sot se ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të një trajtimi mjekësor.

Vendin e saj do ta zë Nasuf Bejta, i cili ishte kundërkandidat i Vjosa Osmanit, kur kjo e fundit u zgjodh presidente e Kosovës.

Bejta, ka garuar në kuadër të LVV-së në zgjedhjet e fundit nacionale, të mbajtura më 14 shkurt të 2021-s.

Ai u lind më 03 nëntor 1960 në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Smrekonicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri. Studimet universitare i kreu në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Sipas biografisë, ai është inxhinier i diplomuar me përvojë 32 vjeçare në arsim, dhe aktualisht punon si mësimdhënës në SH.M.T. “Lutfi Musiqi” në Vushtrri.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024