Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar emrat e kandidatëve që i plotësojnë kriteret për të vazhduar tutje me procesin e rekrutimit për pozitën Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Vushtrri dhe Gjilan.
Megjithatë ajo çfarë vërehet është se në Spitalin e Përgjithshëm në Vushtrri, pozitën e të parit po e synon një njeri i afërt me partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje – Sylejman Meholli.
Ai ka kandiduar për deputet në zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit, megjithatë nuk i siguroi votat.
Gjatë viteve 2018-2021, Meholli shërbeu si drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Vushtrrisë, dhe njëherësh sipas faqes zyrtare të VV-së, i njëjti është edhe kryetari i Qendrës së kësaj partie në këtë komunë, raporton Klankosova.tv.