Lajme
Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Deçanit uron diktatorin Enver Hoxha: Urime Komandant!
Demokracia
12:23 | 16 Tetor 2022

Share:

Ish-kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Deçanit, Orges Tafilaj, ka uruar ish-diktatorin Enver Hoxha për ditëlindje.

Tafilaj ka publikuar një foto të diktatorit Enver Hoxha të cilit iu ka referuar si ‘komandant’.

“Urime ditëlindja Komandant!”, ka shkruar Tafilaj në mbishkrimin e fotografisë së diktatorit të Shqipërisë.

Aktualisht, Tafilaj është asamblist i VV-së në Komunën e Deçanit. Ai ka harruar ta urojë ‘komandanten’ e deputetëve të Vetëvendosjes që po ashtu sot feston ditëlindjen, Mimoza Kusari Lilën.

Ndryshe, Enver Hoxha ka lindur me 16 tetor 1908 dhe ka vdekur me 11 prill të viti 1985.

Të ngjashme