Lajme
Ish kancelarit Rusia i ofron punë të re në Gazprom, nervozohen gjermanët
Demokracia
21:12 | 05 Shkurt 2022

Share:

Ish kancelari gjerman, Gerhard Schroder është vënë në shënjestër të kritikave në vendin e tij për shkak të lidhjeve të mira që i ka me presidentin rus, Vladimir Putin.

Mediat raportojnë se Schroder mund ta marrë një punë të re në Gazprom, shkruan Demokracia.com.

Në Gjermani është publikuar njoftimi i gjigantit rus të gazit se Schroderi është nominuar për Bordin Mbikëqyrës në Gasprom.

Për vendime personale Këshilli i Gaspromit do të diskutojë më 30 qershor.

Schroderi do të duhej ta zëvendësonte Timur Kulibajevin, dhëndrin e ish presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev.

Schroder aktualisht është president i Këshillit të aksionarëve në kompaninë “Rrjedha Veriore” dhe president i Këshillit administrativ të kompanisë “Rrjedha veriore 2”. Gjithashtu është shef i Bordit Mbikëqyrës në Rosnjeftin rus.

Schroderi kohë më e parë e ka kritikuar Ukrainën duke akuzuar Kievin se po frëngëllon armët dhe se NATO-ja është bashkëpërgjegjëse për grumbullimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Kjo deklaratë pati nxitur shumë kritika në Gjermani, ndërkaq paralajmërimi për emërimin në pozitën e re ka shkaktuar kërkesa të shumta për mosmbështetje të Gjermanisë për këtë politikan nga radhët e partisë Socialdemokrate (SPD).

Partia CSU në Bundestag ka kërkuar që Schroderit t’i hiqen të gjitha privilegjet ish kancelarit.

“Sjellja e Schroderit po i shkakton dëme Gjermanisë, ka thënë deputeti i CSU-së, Stefan Muller, duke shtuar se “kë e paguajnë autokratët nuk i duhen paratë e taksapaguesve gjermanë”. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme