Lajme
Ish-kancelari gjerman do të përjashtohet nga partia, refuzoi të dënojë veprimet e Putinit dhe pushtimin rus në Ukrainë
Demokracia
09:56 | 26 Prill 2022

Share:

Krerët e socialdemokratëve gjermanë duan që ish-kancelari Gerhard Schroder të përjashtohet nga partia, për shkak të refuzimit të gjykojë pushtimin rus në Ukrainë dhe Vladimir Putinin.

“Gerhard Schroder prej kohësh po sillet vetëm si biznesmen, dhe nuk duhet ta konsiderojmë si burrështetasin dhe ish-kancelarin”, tha Saskia Esken, një prej dy anëtarëve të Socialdemokrateve (SPD), partia aktuale e kancelarit të Olaf Scholz.

Esken në një intervistë dhënë për një radio gjermane, ka thënë se për këtë Schroder duhet braktisur partinë – duke shtuar se tashmë është propozuar mundësia për largimin e tij, transmeton Telegrafi.

Schroder, që ishte kancelar gjerman nga 1998 deri më 2005, është nën presion që të jap dorëheqje nga të gjitha postet që i ka në kompaninë energjetike ruse, dhe që publikisht ta dënojë veprimet e Putinit – por deri më tani nuk e ka bërë as njërën as tjetrën.

Të ngjashme