Lajme
Ish-inxhinieri i softuerit në Google akuzohet për vjedhjen e teknologjisë AI teksa punonte me kompanitë kineze
Demokracia
09:26 | 07 Mars 2024

Share:

Një ish-inxhinier softuerësh në Google është akuzuar për vjedhjen e teknologjisë së inteligjencës artificiale nga kompania teksa punonte fshehurazi me dy kompani me bazë në Kinë, tha të mërkurën Departamenti i Drejtësisë, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Linwei Ding, shtetas kinez, u arrestua në Newark të Kalifornisë për katër akuza për vjedhje sekrete tregtare federale, secila e dënueshme me deri në 10 vjet burgim.

Çështja kundër Dingut u njoftua në një konferencë të Shoqatës së Avokatëve Amerikanë në San Francisko nga Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, i cili së bashku me drejtues të tjerë të zbatimit të ligjit ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për kërcënimin e spiunazhit ekonomik kinez dhe për shqetësimet e sigurisë kombëtare që vijnë nga përparimet në fushën inteligjencës artificiale.

“Akuzat e sotme janë ilustrimi më i fundit i asaj që filialet e kompanive me bazë në Republikën Popullore të Kinës janë të gatshme të shkojnë për të vjedhur inovacionin amerikan”, tha në një deklaratë drejtori i FBI-së, Christopher Wray. “Vjedhja e teknologjisë inovative dhe sekreteve tregtare nga kompanitë amerikane mund të kushtojë vende pune dhe të ketë pasoja shkatërruese ekonomike dhe të sigurisë kombëtare”.

Drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë në javët e fundit kanë dhënë alarme se si kundërshtarët e huaj mund të shfrytëzojnë teknologjitë e AI për të ndikuar negativisht në Shtetet e Bashkuara.

Brenda disa javësh nga fillimi i vjedhjes, thonë prokurorët, Ding-ut iu ofrua pozicioni i shefit të teknologjisë në një kompani teknologjike në fazën e hershme në Kinë, e cila promovonte përdorimin e teknologjisë AI. Aktakuza thotë se Ding udhëtoi për në Kinë dhe mori pjesë në takimet e investitorëve në kompani dhe kërkoi të mblidhte kapital për ta.

Ai gjithashtu themeloi veçmas dhe shërbeu si shef ekzekutiv i një kompanie fillestare me bazë në Kinë që aspironte të trajnonte “modele të mëdha të AI të mundësuar nga çipa superkompjuterikë”, thuhet në aktakuzë.

Prokurorët thonë se Ding nuk zbuloi asnjë lidhje me Google.

Ai dha dorëheqjen nga kompania më 26 dhjetor. Tre ditë më vonë, zyrtarët e Google mësuan se ai ishte paraqitur si CEO i një prej kompanive kineze në një konferencë investitorësh në Pekin. Zyrtarët rishikuan gjithashtu mbikëqyrjen që tregonte se një punonjës tjetër kishte skanuar distinktivin e hyrjes së Ding-ut në ndërtesën ku ai punonte për ta bërë të duket sikur Ding ishte atje gjatë kohës kur ai ishte në të vërtetë në Kinë, thotë aktakuza.

Të ngjashme