Lajme
Ish i dërguari i BE-së: Qëllimi i takimit të Scholzit me Kurtin e Vuçiqin, parandalimi i hapjes së një fronti të ri të luftës
Demokracia
11:33 | 03 Maj 2022

Share:

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian në Kosovë, Wolfgang Petrich, thotë se Gjermania tani dëshiron të jetë më aktive në Ballkanin Perëndimor dhe Serbia është një vend kyç në rajon.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të parandalojnë hapjen e fronteve shtesë në Evropë gjatë luftës në Ukrainë”, ka thënë Petrich për mediat serbe.

Të mërkurën, më 04.05. 2022, Kancelari  Scholz, do të presë në selinë e tij në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në qendër të të dy takimeve veç e veç do të jenë “qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Berlin, po atë mbrëmje, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme