Lajme
Ish-gruaja e Oliver Ivanoviqit nuk pranon të flet para gjykatës
Demokracia
12:16 | 06 Korrik 2021

Share:

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca e shqyrtimit fillestar për vdekjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Derisa tashmë mbrojtja e të akuzuarve është duke thënë fjalën hyrëse, e dëmtuara Marina Ivanoviq, ish-bashkëshortja e Oliver Ivanoviqit nuk pranoi të thotë fjalën hyrëse me arsyetimin se nuk është e përgatitur.

Kryetari i trupit gjykues, Valon Kurtaj tha se Marina Ivanoviq mund ta thotë fjalën e saj hyrëse edhe në ndonjë seancë tjetër.

Marina Ivanoviq është ish bashkëshortja e Oliver Ivanoviq./kp

Të ngjashme