Sport
Ish-gjyqtari spanjoll flet për dënimin e Mbappes, thotë se kishte gabim në përshkrimin e kartonit të kuq
Demokracia
12:26 | 16 Prill 2025

Share:

Ish-gjyqtari i njohur spanjoll, Eduardo Iturralde Gonzalez ka shpjeguar pse Kylian Mbappe mori vetëm një ndeshje pezullim pas kartonit të kuq ndaj Alaves.

Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka konfirmuar se Mbappe është dënuar me një ndeshje moslojë pas kartonit të kuq ndaj Alvesit, ndeshja e cila do të aplikohet në La Liga.

Ky dënim i vogël ka bërë bujë të madhe në futbollin spanjoll pasi të gjithë prisnin së paku dy ndeshje, por deri në tri shkaku i ndërhyrjes së ashpër dhe kartonit të kuq të marr direkt.

Megjithatë, ish-gjyqtari i njohur spanjoll, Gonzalez pranoi se gjyqtari Cesar Soto Grado bëri një gabim duke përshkruar incidentet e kartonit të kuq që përfshinin Mbappe dhe Manu Sanchez në terma identikë në raportin e tij të ndeshjes.

Si rezultat, duart e komitetit disiplinor ishin disi të lidhura duke marr vendim për dënimin e të dyve me nga një ndeshje moslojë.

“Komiteti i garave, bazuar në nenin 130, mund të lëshojë pezullime nga një deri në tre ndeshje. Problemi këtu është formulimi identik në raportin e ndeshjes”, ka thënë fillimisht Iturralde në emisionin El Larguero.

“Megjithatë, komisioni mund të vendosë t’i trajtojë të dy rastet ndryshe dhe të caktojë sanksione më të ashpra nëse është e nevojshme. Të gjithë duhet të shohin më nga afër rolin e tyre në këtë”, përfundoi ish-gjyqtari spanjoll.

Të ngjashme