Sport
Ish-gjyqtari i Serie A befason me fjalët: Edhe një fëmijë dyvjeçar e di se ishte penallti për Torinon kundër Interit
Demokracia
18:20 | 14 Mars 2022

Share:

Sipas La Gazzetta dello Sport, Marco Guida dhe Davide Massa do të suspendohen për të paktën tre ndeshje, ndërsa ish-gjyqtari i Serisë A, Paolo Casarin thotë se edhe një fëmijë dyvjeçar do ta kishte dhënë penalltinë për Torinon kundër Interit.

Nerazzurrët shpëtuan një pikë kundër Toros falë një goli më sekondat e fundit të takimit nga Alexis Sanchez, por torinezët u dëshpëruar kur nuk morën një penallti nga fundi i pjesës së parë.

Arbitri Guida nuk dha penalltinë dhe nuk pati as një rishikim në fushë, kjo është arsyeja pse ai dhe gjyqtari i VAR, Davide Massa ka të ngjarë të suspendohen për të paktën tre ndeshje.

Gazetat sportive italiane kanë nxjerrë në pah të gjitha gabimin e zyrtarëve të ndeshjes me gazetën Tuttosport që madje e vlerësoi Guidën 0/10.

Ish-arbitri i Serisë A, Casarin ishte mjaft i ashpër ndaj të dy gjyqtarëve, duke thënë se “Edhe një fëmijë dyvjeçar do ta kishte dhënë atë penallti”.

“Nuk është e nevojshme të jesh një arbitër ndërkombëtar për ta parë këtë. Edhe arbitri ka probleme sepse shikon gjithçka live. Por VAR duhet t’i japë atij një shans për të parë përsëri incidentin. VAR-i nuk mund të lihet mënjanë dhe të heshtë. Ky është dështimi i sistemit. Duhet të ndërmerren veprime kur gjyqtari i fushës merr një vendim të gabuar dhe tjetri nuk ndërhyn”.

“Unë do t’i kërkoja Rocchit të dëgjonte bisedën midis gjyqtarit dhe VAR-it. Faulli i Ranocchias ndaj Belottit është i qartë dhe evident”, ka shtuar më tej ai./Demokracia.com/

Të ngjashme